Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai ka hedhur akuza të vazhdueshme ndaj Sali Berishës të cilin e akuzoi se po nxiste përçarje mes demokratëve duke thirrur protesta kombëtare para ambienteve të selisë blu.
Ai u pyet nga gazetarët nëse di emrat e personave me veprimtari kriminale kanë qenë në ambientet e selisë së partisë Demokratike për të ushtruar dhunë.
Bardhi u përgjigj: Po shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi.