Kapen 5 të kërkuar nga policia, arrestohet ish-shefi i policisë në Tepelenë

Shqipëria

Kapen 5 të kërkuar nga policia, arrestohet ish-shefi i policisë në Tepelenë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:45
Gani Abazi.

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar pesë persona që ishin shpallur në kërkim si brenda dhe jashtë vendit.

 "Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.

Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar", thuhet në njoftimin për median.

Ndërsa mësohet se në mesin e tyre i arrestuar është edhe ish-shefin e specialistëve të policëve të zonave në komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi.

61 vjeçari, banues në Tepelenë, ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal".

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e pati dënuar këtë shtetas me 8 vite burgim. Sipas prokurorisë, i pandehuri mbante kontakte me kultivues të kanabisit në disa fshatra të Tepelenës, ndërsa ishte pjese e policisë së qytetit jugor.

Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan në shkurt të vitit 2017, gjatë një operacioni ku u sekuestrua në total një sasi prej 1.7 tonë kanabis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat