Çipa: Dorëheqje e orëve të fundit nga Basha mund të vijë vetëm nëse

Shqipëria

Çipa: Dorëheqje e orëve të fundit nga Basha mund të vijë vetëm nëse

Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:49
Aleksandër Çipa

Kur kanë mbetur dy ditë nga protesta e 8 janarit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, gazetari Aleksandër Çipa nuk beson se do vijë një dorëheqje e orëve të fundit nga Lulzim Basha.

"Vetëm këtë mundësi nuk e shikoj, politikisht dhe si po ecën konjuktura nuk ka gjasa të ndodhë.

Kjo mund të ndodhë nëse kundërshtari i tij në këtë betejë që është ati politik i dikurshëm i tij të tërhiqet, nëse tërhiqet po ekziston mundësia.

Nëse ai nuk tërhiqet nuk ka mundësi”, tha ai për Ora News.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat