Trafiku 119 kg kokainë, policia ndalon një agjent të AKU në portin e Durrësit dhe një agjent doganor.
Nga hetimet dyshohen për shpërdorim detyre dhe mos ndjekien e procedurave standarte të kontrollit të kontenierit me banane e kokainë.
Si ndodhi ngjarja? Në orën 18:16 minuta të 30 dhjetorit 2021 shoferi Hasan Salihu ka shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit. Konteineri është skanuar në Port dhe ka rezultuar krejtësisht i pastër. Referuar dëshmisë së tij para hetuesve, teksa po lëvizte me kamionin katër persona i prenë rrugën në Romanat.
Njëri prej tyre i hyri në kabinë dhe iu prezantua si shteti, ndërsa e kërcënoi: “Jemi shteti, mbyll gojën se përndryshe të shuajmë familjen”.