Demokrati përplaset ‘live’ në studio me Frrok Çupin: A e shite ti...

Shqipëria

Demokrati përplaset ‘live’ në studio me Frrok Çupin: A e shite ti...

Më: 7 janar 2022 Në ora: 00:52
Frrok Çupi

Genc Deromemaj është përplasur me gazetarin Frrok Çupi teksa po diskutohej për situatën në Partinë Demokratike pas krizës së shkaktuar nga përplasja Basha-Berisha.

Çupi tha se Berisha ka pas vetes njerëz të korruptuar.

Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Rithemelimin e PD, Deromemaj nuk e priti aspak mirë këtë koment të Çupit dhe i kërko të rregullonte gjuhën pasi përballë kishte një mbështetës të Berishës.

Mirëpo Çupi mesa duket nuk e kishte fjalën për Deromemajn, pasi i tha me batutë “kur u bërë i korruptuar ti o Genc? A shite bazën e Pashalimanit?”

Pjesë nga debati në Fax News:

Çupi: Këta po luajnë futboll por janë në fushën e tyre. Loja bëhet diku tjetër, në stadium ku është publiku. Këta janë lider të partisë. Unë e shikoj ndryshe gjerat. Nuk do të ketë kurrë një lëvizje që kryesohet nga Sali Berisha.

Himçi: Si t’i besojmë një sulmuesi që ka shkuar disa herë dhe nuk ka shënuar.

Çupi: PD është kjo dhe Lulzim Basha është kryetar i njohur botërisht.

Kalaja: E shikoni ju krijimin e një partie tjetër?

Çupi: Patjetër, kushdo është i lirë. Nëse kanë një kauzë për ndërtimin e një partie tjetër, shumë sukses i uroj.

Himçi: Ju besoni se Basha mund Ramën?

Çupi: po të them Sali Berisha nuk është më faktor dhe nuk do të jetë. E di çfarë do ndodhë në datën 8? Sot në zyrat e Lulzim Bashës ka shkuar zv/Ambasadori i SHBA-ve. Kjo do të thotë Amerika njeh këtë institucion.

Himçi: A e thirri Basha apo shkoi vetë?

Çupi: Të lutem tani. Sot në Shqipëri është vensdosur të mbërrijë një nga repartet më të rëndësishme të SHBA-ve për sigurimin e rajonit. Berisha ka vetëm të korruptuar.

Deromemaj: Tani duhet të rregulloni gjuhën, sepse po na akuzon drejtëpërsëdrejti si i korruptuar.

Çupi: Po lëre tani o Genc, kur u bërë ti i korruptuar, a shite Pashalimanin.

Deromemaj: Çfarë do ndodhë, do na sulmojë NATO me datë 8 me helikopterë.

Çupi: Të gjithë këta do flasin si Sali Berisha, këta janë kasetë e Sali Berishës.

Deromemaj: Më thuaj një fjalë që kam thënë unë si Sali Berisha.

Çupi: Të gjitha. Ju se keni marrë lajmin akoma që Berisha do thotë ne nuk do shkojmë te selia. Nesër do flisni kështu.

Deromemaj: Basha është palo burrë. Ka guxuar shumë më shumë ai njeri. Ka pasur përgjegjësi të madhe. E kemi mandatuar zot shtëpie. E nxori veten më në fund dhe e falenderojmë, se në fund e kuptuam se çfarë lloj shpirtziu është. Do më shumë, por s’ma lejon kultura.

Korreshi: Nuk ka thënë.

Deromemaj: Mua personalisht nuk ndodh ai të më thotë. Para gazetarëve ka thënë që jemi llumi.

Korreshi: Jo nuk do ndahet PD. Të gjithë levizja siç po vazhdon nuk ka ende emërues të përbashkët. Emëruesi i përbashket gjendet me burrëri. Ne nuk jemi për terezinë tonë dhe duhet të mendojmë për demokratët, Kushdo që vjen e dëgjon në PD ai bëhet demokrat në këtë moment. Nuk jemi 10 mijë ne, jemi 640 mijë votues.

Deromemaj: I zoti i shtëpisë i zgjidh problemet zotëri.

Çupi; Ju e keni problemin. Jashtë zgjoit të bletëve jeni ju. A do krijoni parti të re. Lulzim Basha do të shpallë zgjedhjet dhe ju do shkoni të votoni.

Himçi: Data 8 është shprehje e autoritetit të shumicës. Saimiri mund të këmbëngulë por brenda vetes e kupton ku është shumica. Lulzim Bashën e mbështesin 1800 vetë, për faqe të zezë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat