Zonat e Veriut të Shqipërisë, Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë përfshirë nga reshjet e borës gjatë natës.
Në një njoftim zyrtar bashkia Pukë thotë se punonjësit kanë nisur punën për pastrimin e akseve rrugore, të cilat këtë mëngjes nuk krijuan vështirësi për qytetarët.
Nuk raportohet për vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike.
Shkollat vijojnë të jenë hapur dhe pritet të fillojë mësimi normalisht.