Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar të rinjtë shqiptarë që të bëhen pjesë e forcave të armatosura, teksa ka postuar një video të ushtarëve ku këndojnë këngëtarët Redon Makashi, Elton Deda, Eneda Tarifa e Saimir Braho.
Rama e ka mbyllur videon duke shkuar: Ti ke forcën që nderon kombin tënd.
Teksti i këngës:
Horizontin ja dua unë vendit tim,
Këtë tokë që aq shumë më dha dashuri,
Këtu linda shqiptar,
E jam krenar.
Fluturoj,
Qiellin tim unë mbroj,
Dashurinë,
Që kjo tokë ma mëkoi,
Unë e fal,
Gjakun tim kur vlon,
E më thotë,
Ti je shqiptar!
Unë besoj,
Se ne besë me ty jam,
Ti njeri,
Qe kjo tokë me lidh,
Unë e fal,
Gjakun tim kur vlon,
E më thotë,
Ti je shqiptar!