Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur sot se katër persona janë vënë në pranga në lidhje me skandalin e publikimit të pagave dhe targave.
Të arrestuarit janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Ndërkohë, mësohet se një ndër personat e arrestuar është ish-burri i Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.
Burimet bëjnë të ditur se Endri Ikonomi është ish-bashkëshorti i ministres së Ramës.