Sali Berisha shkon në selinë e PD: Basha i dha fund karrierës politike

Shqipëria

Sali Berisha shkon në selinë e PD: Basha i dha fund karrierës politike

Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:04
Sali Berisha

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, gjatë deklaratës nga selia e PD-së është shprehur se nesër do të hapen dyert e selisë blu.

Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë, të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Edi Rama me pengun e tij Basha’, deklaroi Berisha.

Lideri historik i demokratëve u bëri thirrje mercenarëve që janë futur në brendësinë e PD që të dalin nga aty.

‘Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen. Në mënyrë më të vendosur selia do të ju kthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë, të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Edi Rama me pengun e tij Basha. Çdo blind që ndodhet në këtë ndërtesë do të ngarkohet në një kamion dhe do ti dërgohet pranë shtëpisë Lulzim Bravës që ti përdorë për çfarë të dojë.

Ne nuk hyjmë në këtë ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri, përveç mercenarëve që bëjnë mirë të dalin nga aty.

Protesta nis nesër në orën 12:00, realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar revolucioni nuk do të ndalet. Ai e di që do të nxirret nesër.

Ndaj bunkerit përdoren mjetet teknike paqësore’, tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha, gjatë deklaratës nga selia e PD-së.

 Berisha: Basha i dha fund karrierës politike

Ish kryeministri Sali Berisha ashtu siç kishte njoftuar më herët, ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së.

I shoqëruar nga deputetët Berisha ka thënë se Lulzim Basha i dha fund karrierës së tij politike, ne dëm të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij.

“Prej disa ditësh shqiptarët po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e tuurpshme në akte të tjera kaq të turpshme.

Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik

A mundet kush të imagjinonte se një ish lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në dëm të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë tij”, është shprehur Berisha.

***

Sali Berisha rikthehet në selinë e Partisë Demokratike.

I shoqëruar nga Klevis Balliu, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Floriana Garo etj.

Në orën 13.15 ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit të PD do të bëjë një deklaratë për mediat në Selinë e PD. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Prej ditësh Berisha nuk ka qenë në selinë e PD, teksa vazhdimisht ka pasur vizita nga mbështetës të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat