Nesër protesta e Berishës, Klosi nxjerr informacionin dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm

Shqipëria

Nesër protesta e Berishës, Klosi nxjerr informacionin dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:34
Fatos Klosi, Sali Berisha

Duke folur mbi shtabin e bazës së Forcave Operacionale Speciale, që do të vendoset në vendin tonë, ish-drejtuesi i SHISH, Fatos Klosi tha se ky shtab vendoset në vend për t’i bërë ballë forcave të jashtme e të brendshme e tregon se Shqipëria po merr një drejtim tjetër.

Klosi: Në parim gjërat kryesore që tha Zheji janë të vërteta. Berisha ka ngut, ka goxha ngut. Ai ose do të futet brenda e do të marrë parasysh çdo gjë. Ose duhet të presë se ka disa rregulla. Partia është person juridik, i bindet ligjeve të shtetit. Është i rëndë varianti i parë sipas meje. Do të ketë përplasje me shtetin, nuk do të jetë më problem brenda PD. Nëse do të ketë një të vrarë, atëherë do të ketë përplasje me shtetin. Nuk do të dalë pa gjë nga kjo. Shkurt do të përplaset me shtetin, që ka qenë asnjanës.

Ngritja e forcave pararoj e SHBA, aty ka një nënvizim ndikimet keqdashëse. Cilat mund të jenë këto ndikime në Shqipëri dhe përse nënvizohet në këtë tekst?

Klosi: Ka ndikime keqdashëse të jashtme e të brendshme. Të jashtme janë ato shtete politika e të cilave ndeshet me politikën shqiptare, pavarësisht dashamirësive të shprehura nëpër takime. Ne presim që të kemi dashakeqësi nga jashtë. Nga brenda problemet janë këto. Një luftë e ashpër politike siç ka qenë deri tani e shpesh e ngatërron partinë me shtetin. Rreziqet e brendshme janë protestat që kanë pasoja, tregojnë defektet e shtetit. Është proces që ka shumë faktor, por gjithmonë sajohen. Natyrisht vendosja e një komandoje të tillë i jep një ngjyrim tjetër vendit. A kemi një aeroport afër siç është ai që po ngrihet në Kuçovë? Të gjitha këto kërkojnë që Shqipëria të jetë një vend i sigurt, ky vend bëhet me përpjekjet e shumta për të larguar rreziqet e jashtme e të brendshme. Edhe lufta politike do e reflektojë këtë fakt. Të gjitha së bashku tregojnë që Shqipëria po merr një drejtim tjetër.

Shërbimet janë informative, janë shërbime siç është ky i joni. Shërbimet bëjnë bashkëpunëtorë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit shërbimet janë të interesuara. Ata u bënë të interesuar për çdo gjë. Nuk ka përplasje me armë mes shërbimeve, ata nuk vrasin kurrë me armë. Mbase përplasen shërbimet ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat