Një aksident është regjistruar sot në aksin Lezhë- Shëngjin.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se në aksident janë përfshirë dy automjete. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Fill pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë, ndërkohë që nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme.