Ky është 29-vjeçari që vdiq në aksidentin me “Range Rover”, prekin miqtë e tij

Shqipëria

Ky është 29-vjeçari që vdiq në aksidentin me “Range Rover”, prekin miqtë e tij

Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:53
Isa Kotrri

Isa Kotrri është 29-vjeçari i cili humbi jetën pasi "Range Rover" me të cilin ishte duke ecur doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se shkak për këtë aksident tragjik ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërkohë miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje.

Ata shkruajnë:

Lamtumire o shok i mire Qofsh mire me Zotin. Pushofsh ne paqe.

Qofsh i Xhenetit Isa Kotrri

Me erdhi shum keq per ty nje djal flori. Qofsh i xhehnetit

Njoftimi i policisë:

Policia Shkodër/ Informacion paraprak/ Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip ‘Range Rover’, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat