Ish-drejtuesi i Policisë tregon si do veprojnë efektivët nëse thyhet dera e blinduar e PD

Shqipëria

Ish-drejtuesi i Policisë tregon si do veprojnë efektivët nëse thyhet dera e blinduar e PD

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:19
PD

Ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Arben Hadarmataj ka folur për zhvillimet e fundit politike në PD.

Ai këshillon policinë që nesër të bëjë shumë kujdes pasi duhet të jetë gati për çdo situatë të rrezikshme.

Pjesë nga intervista në Fax News:

Si ish drejtues policie, nesër mund të kemi edhe situata të ndryshme, por si do jetë sjellja e policisë nëse hapja e dyerve të blinduara do bëhet në mënyrë të dhunshme?

Të jemi realistë dhe objektivë, policia në aspektin ligjor, është e qartë se nuk mund të ndërhyjë brenda një subjekti politik. Në këtë situatë, pozicioni i policisë është pak delikat. Mënyra sesi do hapet dhe a do hapet unë nuk e di. Por policia varet sesi e trajton situatën në këtë moment. Selia e PD nuk është objekt i rëndësisë së veçantë dhe kështu që nuk mund të ketë trajtim të veçantë pra të ruhet nga shteti. Në momentin tjetër, kur policia sheh se një objekt po dëmtohet, sipas ligjit duhet të ndërhyjë. Por ata njerëz të cilët nesër do monitorojnë situatën duhet të jenë të vëmendshëm sepse është një situatë e pandodhur ndonjëherë. Ndryshe është situata kur sulmohet kryeministria apo parlamenti të cilat kanë status tjetër.

Këshilla ime është që policia të bëjë shumë kujdes dhe të monitorojë dhe të jetë gati për çdo situatë të rrezikshme. Sa i përket fotografisë, unë them se personat nuk kanë pse të mbajnë maskë. I bëj thirrje policisë së shtetit të identifikojë ata persona sepse nuk kanë si të justifikohen nëse nuk janë identifikuar këta persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat