Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, është shprehur se protesta që do të zhvillohet ditën e nesërme, nuk është thirrur nga Sali Berisha, por nga Komisioni i Rithemelimit të PD.
Baçi është shprehur se në protestën e ditës së nesërme që do të zhvillohet në orën 12:00 para selisë blu, nuk do të ketë trazira.
“Protesta nuk është thirrur nga Berisha, por nga Komisioni i Rithemelimit të PD. Është një protestë kundër deputetit Basha, i cili në mënyrë të padrejtë ka uzurpuar zyrat e PD. Nesër nuk do ndodh asgjë.
Do filloj punë Komisioni i Rithemelimit të PD që ka dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Kuvendi i 11 dhjetorit mbetet historik, për nga mënyra se si u mblodh, për vendimet që mori. Ishte një rithemelim”, u shpreh Baçi për Ora News.