Lulzim Basha flet pak orë para protestës së 8 janarit

Shqipëria

Lulzim Basha flet pak orë para protestës së 8 janarit

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:39
Lulzim Basha

Teksa na ndajnë shumë pak orë nga protesta e 8 janarit, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat. 

Ai tha për gazetarët se që prej shtatorit të vitit të kaluar PD-ja ka nisur aksionin e saj të pakomprimisë drejt finalizimit të luftës për të shembur regjimin e Ramës. 

“Të dashur demokrate dhe demokratë,
Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur rrëgjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më korruptuari e më i kriminalizuari në rajon. Nismat tona parlamentare për hetimin e vjedhjeve me aferat e incenerarorëve,
Hetimin e megaskandaleve ne seri të kësaj qeverie

dhe të masakres zgjedhore të 25 prillit;
Propozimi ynë për Vetingun e politikanëve;
Konceptimi dhe avancimi prej nesh i një reforme kushtetuese, jetike për çlirimin e demokracisë nga kapja prej një grushti politikanësh autokratë, të cilët kanë ndërtuar edhe përmes kushtetutës, mekanizmat e perjetësimit të pushtetit dhe të pasurive të tyre korruptive;
Përballja jonë me kastën tridhjetëvjeçare që ka themeluar dhe mban në sistem korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe gërryerjen e demokracisë përmes manipulimit të zgjedhjeve;
Të gjitha këto kanë e kanë tronditur më fort se asnjëherë tjetër sistemin e kalbur, dhe kanë ngjallur si asnjëherë tjetër shpresën se një epokë e re po troket:
Epoka e sundimit të ligjit e jo e pashallarëve dhe bajraktarëve politikë, epoka e një drejtësie efikase ku krimi dhe korrupsioni dënohen e nuk drejtojnë vendin, epoka e Shqipërisë normale të zhvillimit, drejtësisë, dinjitetit dhe mirëqenies.
Në Kuvendin tonë të 18 dhjetorit ne avanacuam me vendimet e nismat tona për një Parti Demokratike të pastruar nga hijet e së shkuarës, nga krimi dhe korrupsioni brenda nesh, me bindjen se si është PD sot do të jetë Shqipëria neser.”,
tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat