Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i ka bërë thirrje kryedemokrati Basha që t’i hapë rrugë zgjedhje në partinë Demokratike.
Ai shprehet se demokratët kanë të drejtë ta zgjidhin këtë çështje me votë dhe në mënyrë demokratike dhe se dyert e blinduara dhe kapuçat e zinj nuk janë vlerat që përfaqësojnë Partinë Demokratike.
Balliu thekson se të gjithë bashkë do të jenë në orën 12:00 tek selia e PD-së për të kërkuar dhe për të mbrojtur vlerat demokratike që na përfaqësojnë.
Balliu: Zoti Basha hapi rrugë zgjedhjeve në parti. Që nga Foltorja, Kuvendi i 11 Dhjetorit apo edhe Referendumi i 18 Dhjetorit, qëllimi i gjithë kësaj lëvizje historike, janë zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Demokratët kanë të drejtë ta zgjidhin këtë çështje me votë dhe në mënyrë demokratike. Dyert e blinduara dhe kapuçët e zinj nuk janë vlerat që përfaqësojnë Partinë Demokratike. Zgjidhja janë zgjedhjet, të votohet dhe cilido të jetë fituesi, qoftë ky zoti Basha apo kushdo tjetër nga ato zgjedhje, demokratët do të bashkohen. Nuk ka derë dhe nuk ka kapuç që do të mund të ndalojë të drejtat e demokratëve për të zgjedhur. Nesër të gjithë bashkë në orën 12:00 tek selia jonë për të kërkuar dhe për të mbrojtur vlerat demokratike që na përfaqësojnë. Rroftë partia demokratike.