Klevis Balliu deklaroi se në tetë vitet e opozitës së Lulzim Bashës, kunati i kreut të Partisë Demokratike ka hapur 14 kompani.
“Balliu në 8 vjet opozitë, kunati i Lulit ka hapur 14 kompani dhe i ka dalë 30 mln lek rroga, pra nuk qenkemi keq në opozitë dhe ky nuk qenka keq në opozitë dhe nuk ka se çfarë i duhet qeveria”, tha Balliu në Politico në Top News.
Sipas Balliut, Lulzim Basha është peng përsa kohë nuk pranon zgjidhjen logjik për t’u votëbesuar.
Balliu u shpreh i sigurt se nesër do të hyjnë në godinën e Partisë Demokratike.
“Dera do të shkulet! Mos e vrisni mendjen se si do të shkulet. Nuk na ndalon dot Gaz Bardhi me Lulin”, tha ai.