A ka pasur negociata? Berisha tregon mesazhin e vetëm telefonik që i dërgoi Bashës

Shqipëria

A ka pasur negociata? Berisha tregon mesazhin e vetëm telefonik që i dërgoi Bashës

Më: 7 janar 2022 Në ora: 21:58
Sali Berisha, Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur ndonjë përpjekje mes Lulzim Bashën për të arritur ndonjë kompromis për të sheshuar përplasjet ndërmjet tyre.

Ai në një studio televizive u shpreh se nuk ka pasur asnjë hap të tillë, ndërsa zbuloi mesazhin e vetëm që i ka dërguar krydemokratit Lulzim Basha.

"Nuk ka pasur asnjë përpjekje. I vetmi mesazh në telefon që i kam dërguar është ai për ngushëllimin e babait të tij. Një mesazh i thjeshtë komunikimi", tha Berisha.

Berisha theksoi se Bashës i ka mbaruar afati dhe se nuk ka se çfarë të negociojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat