(E plotësuar 19:30) - Berisha hedh poshtë mediat e huaja: Reuters dhe Uashington Post të lidhura me Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar kategorikisht se ditën e sotme në protestë ka patur dhunë.
Ai ka hedhur poshtë shkrimet e agjensive të huaja prestigjioze “The Washington Post” dhe “ Reuters” duke thënë se u janë referuar mediave të Edi Ramës.
“As blindet as dhe vrima e miut nuk e shpëton nga populli opozitar Bashën. Sot u arrit që çdo shqiptar të kuptojë se çfarë përfaqëson Lulzim Basha para tyre. Shqiptarët panë fytyrën e vërtetë të tij dhe kjo ditë do të mbetet në memorien e shqiptarëve si një nga ditët më të rëndësishme. Që në seli ka vrasës është evidente. Njëri prej tyre është me mbiemrin Shata. Por ka edhe të tjerë. Që aty ka persona në kërkim është evidente, janë pamje në foto. Grupi i Rithemelimit do t’i analizojë të gjitha procedurat ligjore. Nuk kemi besim tek drejtësia, por do të mbeten dhe drejtësia vonon dhe nuk harron. Ndaj të gjitha këtyre do të ngrihen padi.
Policia ndërhyri shtazërisht kundër protestuesve. Nëse ka patur një bunker real në diktaturë ka qenë ushtria. Por në atë kohë nuk kanë ekzistuar blinde në atë ndërtesë. Ndërtesat kanë kujtimet e tyre, por ajo mbetet selia e Partisë Demokratike dhe jo e Lulzim Bashës, ne kemi objektivin tonë në atë seli. Mediat e huaja nuk kanë patur këtu përfaqësues pasi protesta sot nuk ka qenë e dhunshme. “The Washington Post dhe Reuters u referohen mediave të Edi Ramës. Sot 600 mijë shqiptarë janë ndjerë me shpresë dhe të lirë”- u shpreh ai.
***
Në konferencën për media, Berisha shprehet se ndërhyrja e policisë në protestë dëshmon që selia e PD-së është objekt i Ministrisë së Brendshme të “narko-qeverisë”.
Ai tutje thotë se protesta ka qenë paqësore dhe forca e policisë bëri që të eskaloj situata.
“E vërteta është se selia e PD siç e patë ju nuk është e PD-së, por është e objekt i Ministrisë së Brendshme të “narko-qeverisë”.
Nuk ka ndodhur në histori të botës që një seli, e partie opozitare të pushtohet në këtë mënyrë nga qeveria. Ajo harroje që është seli e partisë ajo është bunker personal i Lulzim Bashës.
Tani natyrisht protestuesit paqësor erdhen aty me qëllim ta çlirojnë ndërtesën e tyre, jo për tu përballur me të gjith forcën e egërzinë “narko-qeverisë”, sepse besoni se polica nuk mund të ndryjë kurr në territorin e ndërtesës së një partie politike.
Atu siç ishit ju dëshmitar nuk u ndodhë asgjë kërcënuese për asnjë njeri dhe fakti që nuk ka njeri të gërvishtur qoftë në seli, qoftë jashtë saj, dëshmon karakterin më paqësor”, u shpreh Berisha, përcjell “Bota sot”.
Sali Berisha pas protestës: E gjithë Shqipëria do të jetë në protestë, sot u pa opozita e vërtetë
Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se protestat do të vazhdojnë. Pas protestës së sotme në selinë blu, Berisha doli në një konferencë shtypi dhe deklaroi se vlerëson vendosmërinë e protestuesve dhe theksoi se shumë shpejt do të njoftohet protesta e radhës.
“Pasi dështoi për të mbajtur selinë me vrasës, trafikantë, thirri dhe që i kishte pajisur me gaze, helme dhe mjete të tjera, mjete primitive nga huri te zjarri, thirri sipas skenarit të parapërgatitur narkobanditë me uniformë, narkopolicinë, duke ndërmarrë një reprezalje, dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore.
Sot u faktua përfundimisht se Lulzim brava ka një aleancë krimi, gazi, dhune ndaj demokratëve dhe PD me Edi Ramën, pengmarrësin e tij. E vërteta është se protesta madhështore e demokratëve siç ishit dëshmitarë, ishte tërësisht paqësore.
Vetëkuptohet kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e bliundura të mbyllura nga Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Në fakt protesta dyert i hapi. Nderim të madh të gjithë atyre protestuesve që me guxim, vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindet e Edi Ramës dhe peng Bashës pa gërvishtur qoftë dhe një person të vetëm. Por natyrisht sasitë e mëdha të gazit që u përdorën të cilat tejkalonin çdo lloj limit, ka patur ndër të tjerë kolegë tuajt, fotografë të shquar, të cilët nga sasitë dhe toksiteti i gazit pothuajse po humbisnin ndjenjat dhe më shumë. Banditët e Edi Ramës u panë duke qëlluar me të gjitha mjetet mbi demonstruesit. Janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues.
Janë të ndaluar pa asnjë motiv të rinj të kapur në rrugë për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë rreth 41 protestues. Pavarësisht nga këto veprime të një tradhtari të vërtetë që sot nxorri më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij para shqiptarëve, të Lulzim Bashës në koordinim me Edi Ramën, ajo çka më ka impresionuar më shumë është vendosmëria totale absolute e protestuesve për të qëndruar të pamposhtur. Ata sot kanë vetëm një pyetje, kur do kthehemi përsëri. Unë i garantoj se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD do t’u japë atyre përgjigje në kohën më të shpejtë.
Ne nuk jemi në betejë për një zyrë, ne jemi në betejë kundër një përpjekje armiqësore të hapur të Edi Ramës për të asgjësuar pluralizmin politik në Shqipëri. Pra ne jemi në një mision të një rëndësie të jashtëzakonshme. Sot pas 9 vitesh, shqiptarët panë se kanë më në fund një opozitë të vërtetë të tyre, një opozitë e cila është e gatshme të përballet dhëmbë për dhëmbë dhe tani ky regjim ka arritur deri në shkallë sa të emërojë dhe opozitën që do. De facto sot Lulzim Basha zëvdenësoi Çuçin e familjen, u bë si ministër i Brendshëm i Edi Ramës në qëndrimin ndaj demokratëve.
Atyre që kanë ushtruar dhunë u them, keni kryer një krim të shëmtuar sepse kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdornin të përdorë të gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Shqipëria e tërë, me një skenar të caktuar, do të jetë në protestë dhe vetëm protestë”, deklaroi Sali Berisha.
***
Para pak minutash ka filluar konferenca për media nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Berisha po tregon detajet e protestës, përcjell "Bota sot".
Kujtojmë që nga kjo protestë mbetën shumë të arrestuar.
***
Gridën e mbajnë prej krahu, Gjekmarkaj me sytë e skuqur, momenti kur deputetët e PD dalin nga selia
Si asnjëherë më parë seli e Partisë Demokratike u shndërrua sot në një arenë dhunë ku mbështetës të ish-kryeministrit Berisha goditën me gurë xhamat e dritareve dhe përdorën varretë, matrapik, trapanë e vegla të tjera për të hapur dyert e selisë blu.
LSA ka fiksuar momentet kur deputetët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferraj dalin nga selia blu me sy të skuqur.
PD kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit pasi po i rrezikohej jeta drejtuesve të lartë të saj, ndërkohë që forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën me gaz dhe autobotet e ujit.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/08/auto_grida-duma1641662020.jpg)
***
Momenti kur persona të maskuar dalin nga selia e PD-së, dhunojnë protestuesit
Vijojnë të dalin pamje të reja nga protesta e sotshme në selinë e Partisë Demokratike.
Mbështetësit e Sali Berishës, të furnizuar me sende nga më të ndryshmet "pushtuan" selinë blu.
Megjithatë, siç shihet në videon e mëposhtme, disa pesona të maskuar dhe me shkopinj në dorë kanë dalë nga selia e PD-së dhe kanë dhunuar personat që do futeshin brenda selisë.
Nuk dihet se kush janë këto persona, por policia duhet ta ketë të qartë që nuk kanë qenë vetëm protestuesit ata që kanë ushtruar dhunë.
Rritet numri i të arrestuarve
Ka shkuar në 20 numri i protestuesve të shoqëruar pas tubimit të Sali Berishës që degjeneroi në dhunë në selinë e PD-së.
Një pjesë e personave të shoqëruar janë vëzhguar nga agjentët e policisë, civilë që ishin pranë vendit të ngjarjes në momentin që shqyen derën kryesore, thyen xhamat, shkatërruan kamerat dhe u ngjitën në katin e dytë me shkallë.
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj me grupin hetimor dhe drejtuesit e policisë së Tiranës ndodhen në selinë e PD-së për të mbledhur provat për të çuar përgjegjësit e dhunës përpara drejtësisë.
Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra.
“Është skenë krimi”, Bardhi del me këmishë nga selia e PD, ja çfarë i kërkon policisë
Pas njoftimit të PD-së se kryedemokrati Lulzim Basha priste në zyrën e tij mediat, kjo gjë nuk është lejuar nga policia. Policia e konsideron selinë një skenë krimi, ku do të mblidhen provat.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shkoi te dera hyrëse e PD-së dhe i kërkoi policisë që të lejonte hyrjen e gazetarëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/08/auto_-800-0-61d99949589b11641651503.png)
“Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha.”, tha Bardhi.
Pamje tmerruese/ Shihni si është dhunuar nga njerëzit e Bashës kryetari i PD në “Kombinat”
Personi që shihni në foto është kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike në “Kombinat” të Tiranës, Alban Hoxha.'
Ai është dhunuar nga njerëzit e Lulzim Bashës brenda selisë së PD-së.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/08/auto_yyuio1641649028.jpeg)
Foto është shpërndarë në rrjetet sociale.
Vec dhunës nga brenda selisë së PD-së është hedhur edhe gaz lotsjellës për larguar protestuesit.
Mbyllet protesta – Sali Berisha ka një paralajmërim
Pas disa orësh tensione dhe dhunë në selinë e PD-së, por dhe në disa rrugë të kryeqytetit, pranë kësaj godine, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës.
Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se sot u tregua fytyra e vërtetë e regjimit të sotëm.
Mes të tjerash ai paralajmëroi se nuk do të ndalen deri sa të marrin shtëpinë e lirisë.
“Kjo protestë iu faktoi shqiptareve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. Ju faktoi në mënyrë përfundimtare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe së bashku me të, me dhunë dhe terror, shtëpinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Përpjekjet për të shkuar në shtëpinë e lirisë, do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit. Sot ne do të shpërndahemi. Do të kujdesemi që vëllezërit tanë dhe motrat e arrestuara. pasi janë vërsulur si bisha ndaj tyre për të mbushur komisariatet. Do të kujdesemi për të plagosurit, të cilët janë goditur me çarje koke dhe në forma të tjera. Do njofton shumë shpejt betejë tjetër të cilat nuk do të ndalen kurrë, deri në fitoren tonë.”, tha Berisha.
12 persona janë shoqëruar në polici.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se këta persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në kryeqytet, pasi u përfshinë në një protestë të dhunshme në selinë e PD-së.
Mbështetës të Berishës tentuan që të hynin në ambientet e selisë blu, duke iu përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit që Basha të linte zyrën e tij, me pretendimin se ishte shkarkuar në një referendum të 18 dhjetorit.
***
Po shkonte drejt selisë blu, gazi lotsjellës largon Berishën dhe protesuesit
Sali Berisha i rrethuar nga mbështësit e tij po vijonte rikthimin drejt selisë blu me protesuesit demokratë.
Por në ato momente, policia i ka larguar duke përdorur gaz lotsjellës.
Berisha ka tentuar sërish të hyjë brenda selisë blu, por policia e ka bllokuar duke përdour gazin.
Dy orë “luftë”, varre, gaz dhe shpërthime: Dalin pamjet nga brenda selisë së PD-së, shkatërrimi është i madh
Mbështësit e Berishës janë larguar tashmë nga selia e PD-së duke iu drejtuar kryeministrisë, ndërkohë që policia ka vënë rendin rreth kësaj godine.
Përplasja aty ndodhi për të paktën dy orë, ku mbështetësit e Berishës përdoren edhe mjete të rënda si varre për shqyerjen e dyerve.
Siç shihet edhe nga pamjet nga brenda selisë së PD-së, dëmet janë të konsiderueshme nga ajo që ka ndodhur.
Më herët, policia nisi një operacion të gjerë për largimin e mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha nga selia e Partisë Demokratike.
Fillimisht është ndërhyrë nga pjesa lindore e saj duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në perimetrin e jashtëm të selisë, ndërsa është marrë nën kontrolle dhe vetë godina.
Më pas, policia ka ndërhyrë edhe nga pjesa që lidh rrugën “Xhorxh Bush” me unazën e Tiranës, duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të mbështetësve të Berishës.
Këta të fundit janë larguar bashkë me Berishën, i cili u pa më herët me një maskë kundër gaz në shkallët pranë selisë së PD-së për të vijuar më pas marshimin në drejtim të kryeministrisë. /abcnews.al
Policia shpall ndertesën e PD skenë krimi, i vendos shiritat e verdhë
Policia ka shpallur skenë krimin godinën e Partisë Demokratike duke vendosur shiritat e verdhë në ambientet e jashtme të saj.
Pas ndërhyrjes së policisë janë larguar protestuesit të cilët janë drejtuar drejt kryeministrisë të prirë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha me mbështetësit nisen drejt Kryeministrisë
Në këto momente që po zhvillohet protesta.
Sali Berisha po vijon marshimin drejt kryemistrisë.
Ish-kryemistri i shoqëruar nga demokratet dhe me maskë kundra gazit deklaroi se në rast se Rama ndërhyn, do të ketë punë me ne.
Shpërthime brenda selisë së PD-së, Basha i bën thirrje policisë: Ndërhyni për të shmangur viktimat
Lulzim Basha i bën thirrje policisë për të ndërhyrë për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat brenda selisë së PD-së pasi mbështetësit e Sali Berishës pushtuan godinën duke shqyer dyert.
DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE
Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..
Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!
I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!
Mbështetësit shqyen selinë e PD-së, BE thirrje Berishës: Të shmanget dhuna
Pas SHBA-së edhe delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot në protestën përpara selisë së PD-së dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje tubimin.
“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm.
Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE“ mbyllet deklarata.
Dhuna në PD, ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, uluni në dialog
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka dënuar dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës ditën e sotme, që shqyen dyert duke u futur brenda partisë.
“MB është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike & ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale” mbyllet reagimi i ambasadës britanike në Tiranë.
***
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kjo është një betejë e cila nuk do ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj, vetëm faqja e parë e saj.
Berisha: Opozita e vërtetë është kjo që shihni, vigane në këmbë e cila u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të punës. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë. Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve.
Kjo është një betejë e cila nuk do ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj, vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë, këta janë shqiptarët e lirisë, ata që mendojnë se do mbahen pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre gabohen rëndë.
Janë populli i referendumit të Shqipërisë, janë qytetarët të cilët rikthyen në PD votën e lirë. Asgjë nuk e pengon ortekun e tyre. Sot shqiptarët dhe bota panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut i cili u mbrojt me metodat më banditeske, u mbrojt me të gjithë egërsinë e narko-banditëte të Edi Ramës. Mirënjohje ndaj qytetarëve që bënë historinë me protestën e tyre.
***
Protesta para PD, ambulanca në gatishmëri, dy të moshuar kanë nevojë për ndihmë mjekësore
Në ambientet e jashtë të Partisë Demokratike ka mbërritur ambulanca për t’u ardhur në ndihmë dy të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë pjesa tjetër e protestuesve po shpërndahen për shkak të efektit të sprajit që u hodh në momentin kur u sulmua godina e PD.
Selia blu është marrë në mbrojtje nga policia pas kërkesës së Lulzim Bashës për të ndërhyrë.
Policia shpërndan mbështetësit e tij, Berisha shfaqet me maskë kundër gaz, pastaj largohet nga selia e PD-së
Ish-kryeministri Berisha është shfaqur para selisë së PD-së me maskë kundër gaz, ndërkohë që policia ka shpërndarë mbështetësit e tij që ishin në ambientet e selisë. Fillimisht Berisha tentoi të flasë te shkallët, por më pas është larguar për në pjesën anësore të saj.
Ish-kryeministri Berisha u largua nga selia e PD-së i rrethuar nga mbështetësit e tij, të cilët e shoqëruan në rrugë.
Më parë, mbështetësit e Berishë sulmuan me mjete të forta si varre dhe shkallë metalike dyert e sëlisë së PD-së me qëllim hapjen e tyre dhe futjen në brendësi.
Policia ndërhyri pas thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha. Në një reagim të mënjëhershëm policia theksoi se po ndërhynte për të siguruar jetën e deputetëve të PD-së që ndodheshin në seli.
“Situatë e paimagjinueshme, ka njerëz të plagosur e të sëmurë”/ Flasin nga PD
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, flet për “News24” nga brenda selisë së PD.
“Ka njerëz që janë të plagosur. Ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Nuk ka hapësira për të qëndruar të gjithë në një vend. Jemi në zyrat e PD, ishim në një ditë pune. Kjo nxitje dhune, ky qëndrim aty si gjeneral i një ushtrie të vdekur, për të marrë përpara përfaqësuesit më të lartë të PD, deputetët e zgjedhur, është e papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe të plotë për çdo cenim që është bërë”, tha Salianji.
Reagon Berisha: Ndërhyrje kriminale, policia po bën detyrat e Edi Rames. Ku të ankohemi?
Pas hedhjes së sprajit para selisë së Partisë Demokratike, protestuesit kanë dalë nga perimetri rrethues i selisë blu.
Policia ka marrë në dorë godinën e PD për të ruajtur sigurinë e kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarëve të tjerë të PD.
Ndërkaq Sali Berisha ka dalë jashtë selisë duke thënë se protesta do të vazhdojë.
“Ndërhyrje kriminale, policia po bën detyrat e Edi Ramës. Ku të ankohemi”, tha Berisha
Po ashtu, policia ka nisur edhe shoqërimin e disa personave.
**
Pasi policia mori nen kontroll situaten ne godinen e PD-se, me kerkese te Partise Demokratike, Sali Berisha ka dale nga selia me masken kundragaz dhe ka folur per mediat.
Nderhyrjen e policise Berisha e ka quajtur “akt kriminal shteteror”.
“Ndërhyrje kriminale. Akt kriminal shtetëror, ndaj nje proteste qe kishte qellime paqesore. Ky ishte skenari i paralajmeruar qe dje nga Policia. Opozita vazhdon betejen deri ne fitoren e saj te plote. Asnje gje nuk na ndal per realizimin e qellimeve tona. Lulzim Brava tregoi fytyren e ti. Protesta do vazhdojë deri në realizimin e qëllimit të saj.
Qëllimi i protestës do realizohej sot por ju e shihni barbarinë e vërtetë ndaj protestuesve nga policia e Edi Ramës.Gjendja ime shëndetësore është e shkëlqyer.
Ku ta dënosh policia e gjykata janë një këtu”, u shpreh Sali Berisha per mediat.
***
Pas ndërhyrjes së policisë e cila ka marrë nën kontroll selinë e PD, turma e Berishës është shpërndarë duke u pozicionuar në të dy anët e Lanës, pa guxuar të afrohen të selia.
Ndërkohë që njoftohet se ka të lënduar, ndërsa policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë po postojnë territorin duke bërë dhe arrestimet e para!
Ndërhyn Policia, nisin të shpërndahen protestuesit e Berishës
Policia e Shtetit në Shqipëri ka ndërhyrë pas veprimeve vandalizuese të protestuesve në mbështetje të Sali Berishës.
Mediat e Shqipërisë raportojnë se Policia po hedh ujë në drejtim të protestuesve për të neutralizuar protestën.
***
Hapet dera anësore nga zyra e FRPD, protestuesit hyjnë brenda selisë.
Protestuesit kanë hyrë brenda, ndërkohë që ka pasur dhe një shpërthim.
Gaz lotsjellës ndaj demokratëve/ Topalli: Mendësi kriminale e Lulzim Bashës
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me situatën në PD, ku Lulzim Basha ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se kjo mund të bëhet vetëm nga një mendje kriminale.
“Vetëm një mendësi prej krimineli si ajo e LB mund të hedhin gaz kundra demokrateve të thjeshtë.”-shkruan Topalli.
Sulmi mbi seli, Basha: Sot vulosi izolimin final me turp
Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka dënuar dhunën e ushtruar nga njerëzit e Sali Berishës në protestën që po zhvillohet prej paradites së sotme. PD thotë se Berisha kërkon të marrë PD-në me një grup njerëzish, por sot sipas selisë blu, ish-kryeministri vulosi izolimin final të tij.
Reagimi:
Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve!
Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve.
Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike.
Vijnë reagimet e ndërkombëtarëve për protestën që po zhvillohet para selisë së PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në ‘Facebook”, Delegacioni i BE në Tiranë dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se Bashkimi Evropian a nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në deklaratën e BE.
Gazi lotsjellës te selia e PD, policia: Nuk e kemi hedhur ne
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike duke mohuar përfshirjen përplasjen me mbështetësit e Berishës.
“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, konfirmon policia.
Gjatë minutave të fundit ka patur hedhje gazi lotsjellës brenda selisë së PD-së, ndërkohë që brenda saj janë futur mbështetës të Berishës, të cilët po thyejnë xhamat e selisë dhe të makinave që ndodhen të parkuara aty.
***
Në katin e dytë të partisë Demokratike është hedhur gaz lotsjellës teksa disa nga mbështetësit e Berishës po ngjiteshin përmes shkallëve metalike.
Si pasojë e gazit disa prej tyre kanë humbur ekuilibrin duke rënë nga shkallët.
Gjatë rënies, njëri prej tyre është përplasur me xhamat anësorë duke u gjakosur.
“Vetë Berisha ka bërë thirrje jashtë selisë së Partisë Demokratike për ndalimin e dhunës. “Hiq dorë nga dhuna. Protesta është paqësore”, ka deklaruar Berisha.
**
Një burrë rreth të 60 e kanë gjakosur në kokë njerëzit e Bashes, si dhe një tjetër se paku është lënduar, Berisha urdhëron ta dërgojnë në spital.
***
Hidhet gaz lotsjellës brenda selisë së Partisë Demokratike.
Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se ky është një akt kriminal ndaj protestuesve paqësore.
'Ky është provokacion i dhunshëm nga Lulzim Pengu ndaj protestuesve paqësorë. Ky akt provon se ky është një peng", tha Berisha.
“Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. A nuk është paqësore? Është vetëm paqësore. Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. Do mbajnë përgjegjësi ata që i krijojnë hedhin gaz ndaj demonstruesve”, tha ai.
Njerëzit e Berishës rrethojnë selinë e PD-së, thyerje xhamash dhe thirrje: Poshtë Basha
Ora shënon 12:00 dhe Sali Berisha ndodhet në shkallët e selisë së PD-së. Ish-kryeministri shkoi më herët në protestë, teksa mbështetësit e tij u futën me forcë brenda selisë duke shqyer dyert.
ABC ka siguruar pamjet e momentit kur militantët e liderit historik të PD-së futen brenda dhe thyejnë xhamat e derës kryesore.
Një pjesë tjetër e mbështetësve qëndrojnë në jashtë selisë në pritje të thirrjes për të hyrë brenda oborrit.
***
Militantët e Berishës kanë marrë shkallë metalike dhe po tentojnë të hyjnë në dritaren katitë të dytë të selise blu.
Më herët protestuesit dëmtuan kamerat e sigurisë së PD-së. Mësohet se ata kanë thyer disa prej tyre, ndërsa disa të tjera i kanë kthyer me pamje nga sipër, për të mos filmuar asgjë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/08/auto_091641639961.jpg)
***
Mbështetësit e Berishës hapin edhe derën e pasme, tentojnë të thyejnë kamerat e sigurisë
Një pjesë e protestuesve, mbështetës të Berishës para selisë blu kanë tentuar të thyejnë kamerat e vendosura në godinën e Partisë Demokratike.
Ata janë vendosur nga PD një ditë më parë për të mbajtur nën monitorim çdo episod të protestës dhe për të identifikuar çdo protestues që do të përdorë akte dhune.
Ndërkohë protestuesit kanë arritur të hapin edhe derën e pasme të godinës që i përket zyrave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Futen mbështetësit e Berishës, çfarë po ndodh brenda selisë së PD, mbërrin ish-kryeministri
Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty. Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda.
Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.
Një pjesë e mbështetësve janë futur në katin e parë të selisë së PD-së, ku mungon ndriçimi, ndërsa dyert e tjera janë të mbyllura.
Ata nuk po tentojnë të ngjiten në katin e sipërm pasi presin mbërritjen e Berishës në seli.
Më herët, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar vetëpërmbajtje nga mbështetësit e tij pasi sipas tij lëvizja e tyre ishte paqësore.
***
Njëzetë minuta para se të nisë zyrtarisht protesta e thirrur prej tij, Sali Berisha ka mbërritur në oborrin e selisë së PD-së.
Ai është rrethuar nga mbështetës të tij të cilet mbajnë në duar megafonë dhe brohorasin “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”.
Berisha eshte pare teksa jep instruksione me gjestikulacione dhe me shenja ne drejtim te protestuesve.
Kujtojme qe mbeshtetesit e Berishes rreth ores 11:30 shqyen deren kryesore te selise dhe jane futur ne katin e pare te godines.
Berisha teksa shkonte ne kembe drejt selise blu, ka bere thirrje per vetepermbajtje: “Protestuesit të vetëpërmbahen, me qetësi të përmbushin qëllimin tonë”, tha ish kryeministri.
***
Sali Berisha është nisur drejt selisë së Partisë Demokratike. Ai bëri thirrje për vetëpërmbajtje.
“Të vetëpërmbahen”, tha Berisha.
****
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi militantët e Sali Berishës shqyen derën e PD-së duke u futur në seli.
Ambasadorja thekson se SHBA është thellësisht e shqetësuar për situatën duke shtuar se ata që nxisin dhunën do mbahen përgjegjës.
DEKLARATA
SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.
***
Militantët e PD-së shqyejnë derën kryesore të selisë së PD-së
Tridhjetë minuta para se të niste protesta e thirrur nga Sali Berisha, militantët mbështetës të ish kryeministrit shqyejnë derën kryesore të selisë së PD-së.
Ata kanë thyer xhamat e selisë dhe raportohet se kanë hyrë brenda saj.
Me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Berisha, Berisha”, militantët kane hyre dhe ndodhen ne katin e pare te selise.
Deri ne keto momente nuk ka asnje nderhyrje te policise.
***
PD ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me dhunën e ushtruar nga mbështetës të Sali Berishës ndaj sekretarit të partisë, Roland Bejko.
Deklarata e plote:
Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune.
E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti.
Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.
Ky deputet i PD merr masa, futet në seli i rrethuar nga 4 roje private
Deputetë dhe anëtarë të PD kanë mbërritur në PD, teksa në orën 11:00 do zhvillohet mbledhja e thirrur nga Lulzim Basha. Mirëpo vëmendje ka marrë fakti se deputeti Enkelejd Alibeaj, u fut në seli i shoqëruar nga rreth 4 roje private.
Në momentin e mbërritjes së saj, Grida Duma ka dhënë një prononcim për një media ku është shprehur se asgjë nuk do ndodhte dhe se pas përfundimit të mbledhjes çdo gjë do vazhdonte normalisht.
Grida Duma: Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale.
Kujtojmë që ditën e djeshme, deputeti Spartak Braho, bëri një paralajmërim se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A që sipas inicialeve mund të jetë Enkelejd Alibeaj.
Theksojmë se nuk ka asnjë informacion të konfirmuar zyrtarisht lidhur me këtë deklaratë.
Ofendoi protestuesit/ Demokratët i tregojnë vendin Mziut
Ndërsa na ndan gati dhe një orë nga protesta madhështore që pritet të mbahet para selisë së PD, ka pasur edhe një përplasje.
Mësohet se teksa protestuesit kanë nisur të mblidhen para selisë së PD, aty ka mbërritur edhe Xhelal Mziu.
Ai i ka ofenduar protestuesit.
Ata janë revoltuar, duke iu kthyer atij po me fyerje.
Mbështetësit e Berishës godasin Roland Bejkon para selisë së PD-së
Mbështetësit e Sali Berishës të mbledhur pranë selisë së PD-së kanë goditur pak minuta më parë Sekretarin për Pushtetin Vendor Roland Bejko.
Dje Bejko tha se ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por theksoi se nuk kishte frikë nga asnjë. Më herët, përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook ai tha po ashtu se nuk i trembej kërcënimeve që i vinin në “inbox”.
Bejko shkruante se komentet fyese që do të vijnë në faqen e tij, do të marrin mbrapsht atë që meritojnë, me çdo fjalë të mundshme që përmban fjalori i gjuhës shqipe.
Ai theksoi gjithashtu se fjalori denigrues ndaj tij vjen nga persona të cilët janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha. Persona të cilët ai i cilëson si llum, horra dhe banditë.
***
Policia ka shtuar forcat e saj në perimetrin përreth godinës së Partisë Demokratike pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit ka shprehur vazhdimisht qëllimin për të marrë godinën sot bashkë me mbështetësit e tij duke e quajtur këtë “rikthim në shtëpi”.
Në oborrin e godinës së Parlamentit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg selisë së demokratëve janë vendosur forca të shumta policie, si edhe një autobot me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/08/auto_dlfllglg1641635381.jpg)
Më herët, vetë demokratët kishin marrë masa duke vendosur altoparlantë të mëdhenj në tarracën e godinës, të cilët pritet të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës për t’u bërë thirrje mbështetësve të Berishës.
Vlora nis qindra përfaqësues për në protestën kombëtare
Ftesës për pjesëmarrje në protestë, i është përgjigjur pozitivisht edhe Vlora.
Qindra përfaqësues të degës së PD-së së Vlorës si dhe qindra mbështetës janë nisur sot nga Vlora në drejtim të Tiranës.
Ata do t’i bashkohen protestës para PD, me qëllimin që të lirohet nga uzurpimi dhe t’i ketë dyert e hapura për të gjithë demokratët dhe mbështetësit.
Kryetarit i degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, ka konfirmuar për mediat se në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë, përfshirë këtu edhe ata nga bashkia e Selenicës dhe ajo e Himarës.
Numri i tyre pritet të jetë më i madh, pasi disa prej tyre janë nisur me automjete private.
Qindra demokratë nisen nga Korça drejt Tiranës/ Drejt protestës për Shtëpinë e Demokratëve
Një pjesëmarrje jashtëzakonisht masive pritet në protestën e sotme.
Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, raportohet se mijëra demokratë janë nisur në drejtim të Tiranës, për t’u mbledhur në orën 12 para selisë së PD-së.
Nga Korça raportohet se janë nisur drejt Tiranës rreth 300 demokratë, nga Devolli rreth 200 nga Devolli dhe qindra të tjerë nga Maliqi, Pogradeci, Kolonja.
Numri i tyre parashikohet të jetë më i lartë pasi transporti bëhet me mjete private. Atyre iu është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete. Pra, pritet që në Tiranë të mbërrijnë rreth 1000 demokratë nga juglindja.
***
Para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë sot prej orës 12:00 do të mbahet një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Nëse javë më parë ftoi protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë, kësaj radhe është kundër Lulzim Bashës.
Ish-kryeministri ka deklaruar disa javë më parë se data 8 janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.
“Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban”, kishte deklaruar Berisha.
Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kishin lënë datën 5 janar si afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën.
Partia Demokratike kishte reaguar menjëherë pas publikimit të datës së protestës nga ish-kryeministri Berisha, duke deklaruar se kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të kësaj partie, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre.
Në reagimin e saj, PD deklaron se nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Sipas selisë blu çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e Berishës kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur.