Makina të parkuar para oborrit të selisë blu.
Kjo është strategjia që po ndjekë Basha dhe bashkëpunëtorët e tij për të penguar grumbullimin e protestuesve.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot një protestë në orën 12:00, ku i kërkoi demokratëve që të nxjerrin nga zyra Lulzim Bashën.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb pamje nga para selisë, ku shihet se ka edhe demokratë.