Deputetë dhe anëtarë të PD kanë mbërritur në PD, teksa në orën 11:00 do zhvillohet mbledhja e thirrur nga Lulzim Basha. Mirëpo vëmendje ka marrë fakti se deputeti Enkelejd Alibeaj, u fut në seli i shoqëruar nga rreth 4 roje private.
Në momentin e mbërritjes së saj, Grida Duma ka dhënë një prononcim për një media ku është shprehur se asgjë nuk do ndodhte dhe se pas përfundimit të mbledhjes çdo gjë do vazhdonte normalisht.
Grida Duma: Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale.
Kujtojmë që ditën e djeshme, deputeti Spartak Braho, bëri një paralajmërim se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A që sipas inicialeve mund të jetë Enkelejd Alibeaj.
Theksojmë se nuk ka asnjë informacion të konfirmuar zyrtarisht lidhur me këtë deklaratë.