Mes turmës që e shoqëronte, ish-kryeministri Sali Berisha në orën 11:40 minuta arriti në oborrin e selisë së PD-së.
Nga pamjet që ABC po transmeton LIVE, Berisha duket teksa komenton me protestuesit duke i udhëzuar.
Lulzim Basha me kupolën drejtuese të partisë ndodhen brenda selisë, pragun e së cilës Sali Berisha ende nuk e ka kapërcyer.
Mbështetësit e tij e shqyen derën rreth orës 11:20 minuta me forcë duke u futur brenda.