Sulmi mbi seli, Basha: Sot vulosi izolimin final me turp

Shqipëria

Sulmi mbi seli, Basha: Sot vulosi izolimin final me turp

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:45
Lulzim Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka dënuar dhunën e ushtruar nga njerëzit e Sali Berishës në protestën që po zhvillohet prej paradites së sotme. PD thotë se Berisha kërkon të marrë PD-në me një grup njerëzish, por sot sipas selisë blu, ish-kryeministri vulosi izolimin final të tij.

Reagimi:

Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve!

Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve.

Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat