Tensionet dhe dhuna në protestën e Sali Berishës, reagon Presidenti Ilir Meta

Shqipëria

Tensionet dhe dhuna në protestën e Sali Berishës, reagon Presidenti Ilir Meta

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:53
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi tensionet në selinë blu, duke theksuar rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale për demokraci.

“Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme”, thekson kreu i shtetit.

REAGIMI

Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat