Deputeti i Bashës rrëmben shkopin për të mbrojtur selinë

Shqipëria

Deputeti i Bashës rrëmben shkopin për të mbrojtur selinë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:29
Protesta

Një situatë e tensionuar vazhdon para selisë së Partisë Demokratike.

Deputeti Ervin Salianji duket se është edhe ai një nga dhunuesit e demokratëve që protestojnë tek selia kundër deputetit Lulzim Basha.

Salianji është filmuar me një shkop bejsbolli në dorë në tarracën e selisë së PD-së, së bashku me disa persona të tjerë që kanë dalë jashtë.

Image
Ervin Salianji

Ata kanë dalë në tarracë pas ndërhyrjes së policisë, pasi ishin duke u asfiksuar nga gazi që ata hidhnin kundër demokratëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat