Ambasada e Italisë në Tiranë dënoi sot aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.
Në një reagim ambasada italiane fton të gjitha palët të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje.
“Ambasada e Italisë dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës politike në Tiranë. Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar. U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme”, thekson ambasada.
Ambasada italiane shprehet se “ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje. Politika pikërisht për këtë shërben”.