Pas njoftimit të PD-së se kryedemokrati Lulzim Basha priste në zyrën e tij mediat, kjo gjë nuk është lejuar nga policia.
Policia e konsideron selinë një skenë krimi, ku do të mblidhen provat.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shkoi te dera hyrëse e PD-së dhe i kërkoi policisë që të lejonte hyrjen e gazetarëve.
“Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha.”, tha Bardhi.