Protesta te selia e PD-së: Mbi 10 të arrestuar, dy përfunduan në spital

Shqipëria

Protesta te selia e PD-së: Mbi 10 të arrestuar, dy përfunduan në spital

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:44
Protesta në Shqipëri

Pak minuta më parë Sali Berisha mbylli protestën te selia blu, ndërsa më vonte do të njoftojë të radhës.

Gjatë protestës pati incidente të shumta ku nuk munguan, plagosjet, dhe gazi lotsjellës.

Selia Blu u ngjante si një skenë krimi e rrethuar me shirit nga polica,  ku nuk munguan incidentet e shumta  nga plagosjet te gazi lotsjellës.

Ndërkohë, deri më tani bilancet janë këto. Janë arrestuar mbi 10 persona, ndërkohë që është shoqëruar dhe Stresi i cili e shpërndau vetë lajmin.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy persona kanë përfundura në spital ku kanë pësuar dëmtime të lehta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat