Gazi lotsjellës detyron Grida Dumën të braktisë selinë e PD-së

Shqipëria

Gazi lotsjellës detyron Grida Dumën të braktisë selinë e PD-së

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:53
Protesta e PD

Ky është momenti kur deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma largohet nga godina e selisë pas problemeve të shkaktuara nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Nga pamjet shihet se zonja Duma shoqërohet nga disa truproje drejt automjetit të saj për t’u larguar nga selia e PD-së. Mësohet se ajo ka pas probleme me frymëmarrjen për shkak të sasisë së tepërt të gazit lotsjellës që është hedhur.

Më herët, përmes një video-mesazhi, me lot në sy, deputetja demokrate reagoi ashpër kundër dhunës së ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës.

Në mesazhin e saj, nga ballkoni i selisë blu, ajo theksoi se dhuna nuk duhej të kishte ndodhur dhe se personat që ndodhen brenda selisë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas asaj, është e papranueshme të “luftojmë kundër njëri-tjetrit”.

“Erdhëm këtu se asnjë nuk mund ta lërë kauzën te dhuna. Nuk besoj te dhuna, nuk besoj te saldimi i portave”, deklaroi Duma.

Ajo ka theksuar se nuk mund të ngelemi peng i lidershipit të vjetër.

Duma u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga veprimet e Sali Berishës.

“Shqipëria nuk duhet të kthehet në këtë situatë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat