Protesta e dhunshme, vjen reagimi i parë nga Ministria e Brendshme

Shqipëria

Protesta e dhunshme, vjen reagimi i parë nga Ministria e Brendshme

Më: 8 janar 2022 Në ora: 16:01
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot para selisë së PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Çuçi shkruan se Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit”, thekson ministri Çuçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat