Një e mitur është zhdukur nga banesa në Fier.
Ka qenë xhaxhai i saj që ka dhënë alarmin.
Burime bëjnë me dije se në komisariatin e Policisë Fier ka bërë denoncim shtetasi D. B., i cili deklaron se mbesa e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa.
Nga verifikimit e kryera nga policia rezulton se 16-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj.
Policia ka shpallur në kërkim të miturën dhe po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.