Deputetja demokrate, Albana Vokshi bën përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha për incidentet e dhunshme në protestën para selisë së PD, e cila degradoi.
Ajo shkruan se lideri demokrat do të mbajë gjithë jetën “vulën e turpit”.
Reagimi i Vokshit:
Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:
– për cdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,
– për cdo shkop gome në kurriz të demokratëve,
– për cdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,
– për cdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,
– për cdo minutë në qelitë burgut.
Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!!