Një qytetar është fotografuar duke fshirë këpucët me flamurin e Partisë Demokratike, pas protestës së kësaj të shtune e thirrur nga Sali Berisha.
Protesta e sotme u shoqërua me trazira të shumta në godinën e Partisë Demokratike.
Aty nuk munguan sende të forta si hekura, çekanë e sharra për të hapur dyert e blinduara.
Sipas informacioneve të deritanishme, njoftohet për 10 të plagosur nga tubimi i dhunshëm, mes tyre protestues dhe policë.