Prej 2 orësh Policia vijon të mbledhë prova tek selia e PD-së, mban të blinduar godinën

Shqipëria

Prej 2 orësh Policia vijon të mbledhë prova tek selia e PD-së, mban të blinduar godinën

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Ora 17:00 Forcat e rendit vijojnë të jenë pranë selisë së PD-së.

Janë diku 20 forca të rendit, ndërsa forca të strukurave të tjera qëndrojnë jashtë selisë së PD-së.

Edhe Kryeprokurorja e Tiranës prej më shumë se 2 orësh vijin të jetë në selinë e PD-së për të mbledhur provat hetimore.

Ndërhyrja ndodhi në momentin kur mbështetësit e Berishës i ishin afruar zyrës së Bashës dhe policia mori një telefonatë nga selia PD se po u rrezikohej jeta.

Deri tani flitet për 30 të shoqëruar nderkohe policia pritet të dalë me një deklaratë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat