Një kaos i madh u krijua ditën e sotme në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, me mbështetësit e Sali Berishës që thyen dyert.
Nuk mungoi përdorimi i sendeve si hekura, drunj, çekanë e madje dhe sharra për shpërthimin e dyerve të blinduara të selisë blu.
Nga ana tjetër kundër protestuesve u hodh gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Situatën në dorë më pas e mori policia e cila e rrethoi selinë me shiritat e verdhë duke e konsideruar "skenë krimi".
Në fotot e mëposhtme shihet një person i shtrirë në tokë pas rrëmujës së shkaktuar, apo dhe deputetët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferraj dalin nga selia blu me sy të skuqur për shkak të gazit lotsjellës.
s