Nga studio e ‘News24’ Roland Bejko tha se duhet një distancim nga e kaluara dhe nga zoti Berisha i cili sipas tij po mban peng PD.
Gjatë bisedës në studio ai po ashtu theksoi se sa të jetë gjallë në këtë tokë do të sjellë vetëm trazira mes demokratëve dhe shqiptarëve.
Më tej ai theksoi se të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës duhet të penalizohen.
I ndalur tek deklarata e Spartak Brahos i cili theksoi se një person do të vritej tha se ai duhet të kishte adresuar çdo informacion tek institucionet.
‘Deklaratat e zotit Braho nuk e di se ku bazohet. Ai të gjithë adresimin që ka duhet ta adresojë tek institucionet përkatëse. Por nuk pati diçka të tillë. Sot nuk kishte një manifestim me lule, Basha ndoshta mund të nxirrej me dhunë. ishte një turmë tmerrësisht e inatosur, ato ishin shumë të ngarkuar".
Ndërsa komentoi deklaratën e Berishës i cili tha se ndërhyrja e policisë ishte një ndihmë që iu bë Bashës nga kryeministri Edi Rama, Bejko tha se këto shfaqje e penalizojnë Berishën.
‘Ai do që ta mbajë të balancuar luftën brenda në PD sepse ashtu i i intereson. Por kujtojmë se Këlliçi shkoi më parë të zyrat dhe pa që ishin ndërruar bravat dhe po tek policia. Ata e njohin policinë kur iu vjen përshtat, por kur kryen detyrat e veta këta nuk e njohin. Nga ana tjetër Policia sapo pa që një objekt po dhunohej duhet të reagonte. Ne paguajmë taksa dhe kur ndodh një sherr ne i drejtohemi policisë. Nëse Berisha do vijojë të shkelë ligjet dhe të ushtrojë dhunë dhe do të vijojë me fjalorin e përçarjes, ai fillimisht vdekjen politike e mori që sot. Nga ana tjetër them që drejtësia duhet të bëjë punën e tij. Në jetën e tij personale i uroj më të mirën, por të na lërë rehat në politikë sepse Shqipëria bën edhe pa Berishën’, tha ai.