Basha: Demokratët braktisën Berishën, nuk iu bashkuan problemit të tij personal

Shqipëria

Basha: Demokratët braktisën Berishën, nuk iu bashkuan problemit të tij personal

Më: 8 janar 2022 Në ora: 18:24
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë e konsideroi si lajm të mirë faktin që pjesa më e madhe e demokratëve nuk iu përgjigjen interesave personale të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në deklaratën e tij për mediat, Basha tha se shumica absolute nuk iu përgjigj thirrjes së ish-kryeministrit Berisha, për t’u bërë pjesë e skenarit të dhunës.

Basha tha se demokratët e braktisën ish-kreun e kësaj partie, ashtu siç e kanë braktisur gjatë këtyre muajve.

Kryedemokrati tha se Berisha po mundohet të mbulojë një të vërtetë që e di kushdo, duke shtuar më tej se në këtë betejë ai nuk kursen askënd, përveç vetes së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat