Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat pas protestës së dhunshme të ndodhur në selinë blu tha se nuk është fituar pak nga kjo protestë.
“Është bunkier personal i Lulzim Bashës, protestuesit paqësorë erdhën me qëllim për të çliruar ndërtesën e tyre, jo për tu përballur me të gjithë forcën dhe egërsinë e narkoqeverisë se ata besojnë se policia nuk mund të ndërhynte kurrë në territorin e ndërtesës së një partie politike, aty siç ishit ju dëshmitarë nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri dhe fakti që nuk ka një njeri të gërvishtur qoftë në seli qoftë jashtë saj dëshmon karakterin paqësor të kësaj proteste.
Është fituar jo pak them unë, do t’i marr hua shprehjen një kolegu tuaj,’ Lulzim Basha u muros në muret e kryeministrisë’ dhe kjo është shumë, motivim edhe më i madh për popullin opozitar”, tha Berisha.
Kujtojmë se sot Berisha kishet thirrur protestë kundër Bashës.