Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Elbasan në bashkëpunim me komisariatin e Peqinit kanë sekuestruar një arsenal armësh në një stan bagëtish në lagjen ‘Varreza’ të Peqinit.
Kallashnikov, pistoleta, fishekë, granata, thika, shkopa gome janë pjesë e këtij arsenali.
Mësohet se në pranga janë vënë dy persona.
Dyshohet se armët mund të kenë lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet ku mbeti i vrarë Albi Bashaliiu. Megjithatë, armët do i nënshtrohen ekspertizës.