Ish-deputeti Fatos Hoxha e ka cilësuar një turp shfaqjen e sotme në PD, ku mbështetësit e Berishës tentuan me dhunë që të futen brenda selisë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thekson se policia duhet të ndalojë autorët, organizatorët, nxitësit dhe urdhëruesit e dhunës, shkatërrimit të pronës dhe të pushtimit të institucioneve.
Postimi i plotë:
Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik. Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale. Sot pame thyerje xhamash, shperthim dyersh, dhune dhe kacafytje. Sot PD dha nje shfaqe antipolitike te papare dhe te padegjuar ne historine e partitizmit boteror. Sot selia e PD u dhunua nga nje force e verber dhe pa tru, deri ne ate pike sa pa nderhyrjen e policise, dhuna nuk do ishte neutraliziar pa gjak dhe pa vikima.
Por une megjithate nuk ndjehem i turperuar, sepse une i kam rezistuar tundimit per tu bere pjese me njeren apo me tjetren pale. Une nuk jam bere pjese e dhunes dhe e konfliktit.
Une i jam bashkuar qe ne fillim shumices derrmuese te demokrateve qe kete konflikt e kane lexuar, e kane kuptuar dhe e kane denoncuar si konflikt qe behet per interesa te ulta private dhe korruptive.
Une i jam bashkuar asaj shumice qe nuk e sheh veten as ne te njejten kauze me antiamerikanizmin e Berishes dhe as me principialitetin fals te Bashes. Perplasja e sotme nuk ishte e demokrateve, por ishte vetem e horrave, ishte e Berishes dhe e Bashes, e askujt tjeter. Une nuk ndjehem i turperuar, sepse mbrojtja e shtetit ligjor nuk eshte as detyre e as pergjegjesi e imja.