50 persona janë shoqëruar nga forcat e rendit në Tiranë në lidhje me protestën e sotme që u organizua në godinën e Partisë Demokratike.
Me kalimin e orëve, numri i të ndaluarve vazhdon e rritet.
Shumica prej tyre u kapën në flagrancë nga autoritetet e policisë.
Këta persona akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.