Noka flet për dhunën e protestës së sotme: Demokratët nuk kanë faj

Shqipëria

Noka flet për dhunën e protestës së sotme: Demokratët nuk kanë faj

Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:55
Flamur Noka

Flamur Noka ka folur rreth shoqërimit të protestuesve sot nga Policia e Shtetit.

Përmes një prononcim për mediat ai tha se demokratët donin të hynin në shtëpinë e tyre.

Noka: Nuk kishte gjë më të dhimbshme për këta demokratë që panë shtëpinë e tyre të shndërruar nga pengu dhe nga Rama në bunker. Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithçka për të hyrë në shtëpinë e tyre, nuk ka peng që i ndalon demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre.

Rama me këtë që bëri sot tentoi të tregonte se është edhe kryeministër, edhe kryetar i Opozitës. Asnjë faj dhe asnjë dëm nuk kanë bërë, thjesht dyert e dritaret që i gjetën të mbyllura, i hapën, ky nuk është faj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat