Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin e rëndësishëm: Erdhi dita e madhe!

Shqipëria

Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin e rëndësishëm: Erdhi dita e madhe!

Më: 9 janar 2022 Në ora: 08:18
Kreshnik Spahiu

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për protestën e dhunshme që u zhvillua dje nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD-së.

Spahiu shkruan se erdhi dita e madhe kur politikanët tanë po hanë kokat e njëri-tjetrit dhe një jetë e re po lulëzon mes gërmadhash.

Jo vetëm kaq, por Spahiu paralajmëron se mbi këto rrënoja do rindezin zjarrin KuqeZi, duke lënë kështu të nënkuptuar edhe rikthimin e tij në politikë.

“Erdhi dita e Madhe: Po hanë kokat e njëri-tjetrit

E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë,

Një jetë e re po lulëzon gërmadhash.

Mbi rrënojat e tyre, do rindezim zjarrin KuqeZi….”, shkruan Spahiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat