Gazetari investigativ, Artan Hoxha e ka pasqyruar dje përmes postimeve të njëpasnjëshme protestën e dhunshme të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në selinë e PD-së.
Hoxha ka ndarë edhe disa momente pikante që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
“Dhe në fund, qershia mbi tortë…
Këtë “përmbaruesin e lirisë”, që kërkon të hyjë në zyrën e Bashës, duke kërcyer vallen e shqipeve mbi shkallë, e paska “trajtuar ca kohe edhe Tirona”.
Një gjë nuk e kuptoj, edhe ka ardhur për ta larguar Bashën nga zyra, edhe mban bluzën e kuqe të rivalëve të Partizanit në dorë.
Këtij i them inat unë, jo shaka…
Duket si “Ramadan Kafsha” i vërtetë, jo ai i Portokallisë, por policia ende nuk e ka identifikuar”, shkruan Hoxha.