Tragjedia 9 janarit/ Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes: SPAK të vendosë para drejtësisë fajtorët. Prej 18 vitesh jemi në pritje

Shqipëria

Tragjedia 9 janarit/ Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes: SPAK të vendosë para drejtësisë fajtorët. Prej 18 vitesh jemi në pritje

Më: 9 janar 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Shoqata “9 janari” kërkon zbardhjen e çështjes të 18 vite me parë ku humbën jetën 28 persona në tentative për të shkuar drejt Italisë me gomone.

Familjaret pas 18 vitesh shprehen se ende dosja nuk është zbardhur duke akuzuar se ishte një krim shtetëror.

Ata kane dërguar serish çështjen në SPAK dhe i bëjnë apel SPAK qe te vendose përpara drejtësisë fajtoret.

“Unë kërkoj kockat e djalit, sepse aty nuk ka pasur gomone që ska shkuar me armë. Ata që i kanë vrarë dhe i kanë fshehur. Kërkoj nga SPAK që të pyeten ata persona që nuk janë pyetur deri më sot. Janë 9 të mbijetuar dhe vetëm 3 janë pyetur. Dëshmitar okulare është edhe një italiane. Tre trupa janë gjetur në Lece dhe më ka thënë Pëllumb Qazimi që është djali jot. Prandaj kërkoj dënimin e Pëllumb Qazimit, Bajrmam Ibrës, Pandeli Majkos, ministrit të rendit në atë kohë Igli Toskes. Ne në SPAK kërkojmë këta persona. Nëse SPAK nuk e bën një gjë të tillë unë deklaroj se do të hyj në grevë urie deri në vdekje”, tha një familjar.

“Ata i kanë marrë 8 trupa dhe i ka varrosur shteti. Ne duam të dimë ku janë eshtrat e fëmijëve tanë. Kush i vrau dhe pse i vrau? Ata kërkuan jetë më të mirë jashtë shteti, por na i ekzekutuan fëmijët. Ne po kërkojmë drejtësi, drejtësi nuk po na japin. Nëse shteti i vret njerëzit e vetë dhe i mbyll cështjet, të dimë të paktën që nuk kemi shtet dhe nuk ka drejtësi”, u shpreh një tjetër familjar.

28 shqiptarë u mbytën në ujerat e detit Jon 18 vite më parë. Këta banorë, kryesisht të qarkut Shkodër, ishin të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat