Rama përgëzon policinë: U sfidua me një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie

Shqipëria

Rama përgëzon policinë: U sfidua me një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:57
Edi Rama

Edi Rama është shprehur se policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie

Edi Rama: Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie, jo për shkak të sulmit nga kundërshtarët, por për shkak të kacafytjes në oborr mes veti.

Një kacafytje barbare. Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik, që e përfshin dhunën si mjet politik në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falënderim shumë të posaçëm, sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë, e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, tjetra jashtë godinës.

Edi Rama: Sulmet e të dy palëve ndaj policisë janë një shëmbëlltyrë e një të vërtete të hidhur se të dyja këto kufoma politike që kanë marrë peng PD-në janë shumë larg kulturës së shtetit, kulturës së ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje politike e ndarë përgjysmë. Njëra më e vjetër, njëra më e re, por e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetër apo e re është e njëjta biologji po asgjë tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat