Një ditë pas protestës në një deklaratë për mediet Lulzim Basha u shpreh se sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët dhe gjithë shqiptarët.
Basha: Ndodhem këtu papushim që nga ngjarja, nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët dhe gjithë shqiptarët përveç trishtimit ët thellë për atë që ka ndodhur dje. Sot nuk është ditë për tu krenuar apo për të qeshur, nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës siç bëri ai që ishte më parë, të një agresioni që s'ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe vlerat e familjes tonë.
Është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë prej ditësh.
Qëllimi i vetëm i Sali Berishës është qëllimi që e ka deklaruar që në korrik që nëse PD nuk e merrte nën mbrojtje pasi u shpall non grata, atëherë PD nuk e meritonte të ekzistonte.