​Shqipëri, strukturat e emergjencave civile kalojnë në gatishmëri pas tërmeteve në Greqi

Shqipëria

​Shqipëri, strukturat e emergjencave civile kalojnë në gatishmëri pas tërmeteve në Greqi

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:51
Niko Peleshi

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat e emergjencave civile për shkak se tërmeti që sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

“Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate” shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në Shqipëri.

Epiqendra ishte në kufirin mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me fuqi 5.6 sipas shkallës Rihter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat