Lëkundjet e tërmetit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter kanë pasur epiqendrën rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit të Korçës.
Në redaksinë e Ora News kanë mbërritur pamjet e para të një banese që ka pësuar të çara dhe rënie të ngjyrës.
Video ka është nga një banor i zonës.
Ministria e Mbrojtjes ka ngritur në gatishmëri shtabet e emergjencave civile, por nga raportimet e para nuk u njoftua për dëme.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.