A është thirrur nga Prokuroria pas protestës tek selia blu? Basha zbulon çfarë ka ndodhur

Shqipëria

A është thirrur nga Prokuroria pas protestës tek selia blu? Basha zbulon çfarë ka ndodhur

Më: 10 janar 2022 Në ora: 15:08
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar të jetë thirrur nga prokuroria pas protestës që degradoi në dhunë në selinë e PD.

 I pyetur në emisionin “Pikat mbi i” nëse ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë thërritur në prokurori për protestën, Basha tha se nuk ka asnjë njoftim të tillë.

E gjeni dot se cila qëndron në vend të parë? Meri Shehu zbulon renditjen e shenjave të horoskopit për muajin janar

“Deri në këto momente që flasim nuk kam asnjë njoftim të tillë. Prokuroria dhe policia janë nën urdhrat e Edi Ramës”, tha Basha.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës deklaroi se do të kryejë të gjithë veprimet e nevojshme hetimore për protestën e 8 janarit, ndërsa do pritet të thërrasë në pyetje personat e përfshirë në ngjarjes, mes tyre dhe Sali Berishën e Lulzim Bashën. Për këta të fundit nuk ka ende një fletëthirrje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat